Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live me News 24 ka dhënë detaje në lidhje me paraqitjen në SPAK të kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.
Lala tha se Ndreu është vënë nën hetim për shpërdorim detyre nga Struktura e Posaçme. Akuza ka lidhje me një rrugë të ndërtuar në Lezhë.
Klodiana Lala: SPAK ka çelur hetim për Pjerin Ndreu dhe po e heton për shpërdorim detyre. Vetë Ndreu ka thënë për gazetarët se është në hetim, në lidhje mëe ndërtimin e një rruge në qytetin e Lezhës. Ai tha se procedura që ka ndjekur për ndërtimin e rrugës ka pasur probleme. Ndreu u paraqit me avokat në SPAK, e kjo do të thotë se është nën hetim.
Nëse Ndreu do të merret i pandehur, mund të vihet në pikëpyetje edhe mandati si kryetar bashkie i Lezhës. Ai tha se është i hapur për prokurorët dhe shtoi se akuza është e motivuar politikisht. Pjerin Ndreu zgjeron listën e zyrtarëve të lartë të hetuar për korrupsion. Nën hetim janë edhe zyrtarë të Bashkisë së Lezhës, që janë marrë me tenderin për ndërtimin e rrugës.
(Arena e Lajmit)