STATISTIKAT/ Franca bëhet “viktima” e preferuar e Spanjës

– Takimi kundër Francës ka qenë gjysmëfinalja numër 11 në historinë e Spanjës. Me suksesin e arritur ndaj “Gjelave” në Mynih, Spanja ka siguruar finalen e nëntë në një turne madhor.

– Spanja dhe Franca janë përballur 37 herë mes tyre në të gjitha kompeticionet. Franca është rivali i tretë me të cilin është ndeshur më shumë. Bilanci është 17 fitore për Spanjën, 13 për Francën dhe 7 barazime.

– Me 17 suksese kundër Francës, Spanja barazon rekordin që ka me Zvicrën dhe Portugalinë, si kombëtaret ndaj të cilave ka fituar më shumë në histori. Me 16 vjeç e 362 ditë, Lamine Jamal është bërë lojtari më i ri që luan në një gjysmëfinale të një kampionati europian apo botëror, duke lënë pas legjendën e Brazilit, pele në Botërorin 1958 me 17 vjeç e 244 ditë.

– Spanja është bërë skuadra e parë në historinë e kampionateve europianë që fiton 6 ndeshje radhazi në një kompeticion të tillë.

– Spanja nuk ka humbur asnjë ndeshje me Fabian Ruizin në të gjitha kompeticionet (28 ndeshje – 19 fitore dhe 9 barazime).

– Me 38 vjeç e 222 ditë, Hezus Navas është bërë lojtari më i moshuar që luan një gjysmëfinale në historinë e kampionateve europianë.

– Lamine Jamal është bërë lojtari numër 105 në historinë e kombëtares spanjolle që luan në fazën finale të një Europiani ose Botërori.

– Spanja ka shënuar 13 gola deri më tani në kampionatin europian në Gjermani. Vetëm Franca në vitin 1984 ka shënuar më shumë gola (14).

Arena e Lajmit

STATISTIKAT/ Franca bëhet “viktima” e preferuar e Spanjës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook