Ditën e sotme situata e zjarreve në Dropull ka qenë më e qetë krahasuar me ditën e martë.
Gazetarja Brikena Metaj raporton se është regjistruar një vatër në një sipërfaqe kullote në distancë nga fshati Lugar.
Për shuarjen e saj kanë ndërhyrë dy avionë zjarrfikës të ardhur nga Greqia të tipit Canadair.
Vatra sporadike zjarri ka patur edhe në kullotat mbi fshatin Sofratikë por aktualisht ato janë nën kontroll dhe nuk rrezikojnë banorët dhe pasurinë e tyre materiale.