Boks/ Nelson Hysa për të shkruar historinë, përballja me boksierin gjerman për titullin kampion Evrope: E kam studiuar kundërshtarin, do ta mbajmë titullin në Tiranë

Boksieri i talentuar Nelson Hysa pas një sërë suksesesh në karrierën e tij sportive me tituj nga më të rëndësishmit në botë, pasi korri dhe suksesin e fundit në duke marrë titullin IBO INTERNATIONAL CHAMPION, do të përballet mbrëmjen e sotme në ringun e improvizuar në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me boksierin gjerman Thorstern Fuchs, për të rrëmbyer titullin Kampion Europe në peshën e zeus te boksit Heavy Wheight. Një ndeshje unike e jashtëzakonshme që do të zhvillohet në kryeqytet, aty ku Hysa do të ketë edhe mbështetjen e madhe të tifozëve kuqezi, për të bërë të mundur arritjen e suksesit.

Në konferencën e zakonshme për shtyp, boksieri ynë u shfaq gati për sfidën ndaj Fuchs. Ai theksoi se do të bëjë të pamundurën për të mbajtur titullin kampion evrope në Shqipëri. Lidhur me kundërshatin, Hysa u shpreh se e ka studiuar dhe e vlerëson atë, por do të bëjë të pamundurën për të fituar titullin kampion evrope.

Ndeshja mes Nelson Hysës dhe Thorsten Fuchs, do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Fun Zone, tek Sheshi “Skënderbej” në Tiranë. Boksieri ynë ka regjistruar deri më tani vetëm fitore, plotë 17 të tilla, prej të cilave 15 prej tyre i ka mbyllur përpara kohe me Nock Out.

Arena e Lajmit

Boks/ Nelson Hysa për të shkruar historinë, përballja me boksierin gjerman për titullin kampion Evrope: E kam studiuar kundërshtarin, do ta mbajmë titullin në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook