Shorti i Ligës së Konferencës nuk ka qenë fatsjellës për Vllazninë, pasi goglat u kanë vënë përballë islandezët e Valurit. Kundërshtari i shkodranëve është në mesin e sezonit në kampionat dhe ky është një minus i madh për Vllazninë, që vjen vetëm me një fazë të shkurtër përgatitore në Bosnjë. Valuri po kalon formë të mirë në kampionat, pasi pas 14 javësh mban vendin e dytë në renditje me 28 pikë, pesë më pak sesa kryesuesit e Vikingurit. Në 14 javët e zhvilluara kundërshtari i Vllaznisë ka arritur 8 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje, me golavarazh 36-18.
Valuri ka shpërthyer në ndeshjen e fundit të kampionatit, ku fituan me rezultat 4-0 ndaj Fylkir, skuadër që mbyll tabelën në kampionatin islandez. Golat për Valurin në këtë ndeshje u shënuan nga Gylfi Siguroson, dy nga Patrik Pedersen, si dhe Adam Palson. Nga shtatë ndeshjet e zhvilluara deri tani në shtëpi në kampionat, Valuri nuk njeh humbje, pasi ka marrë 4 fitore dhe 3 barazime. Vllaznia do të përballet me një ekip që është në mesin e kampionatit dhe që gëzon formë të mirë.