De La Fuente e pret me entuziasëm finalen e së djelës, atë përballë Anglisë së Gareth Southgate. Menjëherë pasi tekniku spanjoll mësoi edhe kundërshtarin që do të ketë në finale u shpreh: Do të jetë kënaqësi që do të kemi përballë në finale një kundërshtar të rëndësishëm, me lojtarë të mëdhenj.
Do të jetë një ndeshje mes dy skuadrave në formë mjaft të mirë. Ne kemi stil të ndryshëm loje nga ata, ndaj do të përpiqemi që t’ia imponojmë mënyrën e lojës kundërshtarit. Në finale nuk tolerohet asnjë gabim, une dua ta fitojë atë”, përfundoi tekniku i “La Roja-s” de la Fuente.