Kolegë, organizata, miq, politikanë dhe të njohur homazhe për ish-kryeredaktorin e Panoramës, Aristir Lumezi

Ndarja nga jeta e kryeredaktorit të Gazetës Panorama, Aristir Lumezi ka pikëlluar jo pak figura të politikës shqiptare. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shprehu ngushëllime për humbjen e kolegut përmes një mesazhi në rrjetet sociale. “Kolegu ynë i nderuar Lumezi ishte prind dhe familjar i shkëlqyer, një profesionist i karakterizuar në çdo moment nga përgjegjësia dhe ndërgjegjia e lartë morale dhe profesionale. Ai ndau njohje të shumta profesionale e njerëzore dhe meritoi një simpati publike si gazetar dhe pjestar i editorit të Panoramës. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh dhimbjen e anëtarëve për humbjen e parakohshme të kolegut dhe mikut tonë të respektuar dhe përcjell ngushëllimet pranë familjes Lumezi! I paharruar do të mbetet mes nesh kolegu dhe miku ynë i urtësishëm!“, thuhet në mesazhin e UGSH.

Postimi i UGSH
Ndahet nga jeta gazetari Aristir Lumezi
Pas një kohe vuajtjesh nga një sëmundje e rëndë, është ndarë nga jeta, kolegu ynë i dashur, një ndër modelet njerëzore të komunitetit tonë, kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi. Ikja e tij nga jeta, në moshën 57 vjeç, ka pikëlluar rëndë familjarët e tij, miqtë, kolegët dhe krejt organizatën tonë, pjestar i së cilës ishte qysh në vitin e parë të themelimit të saj. Gazetari Aristir Lumezi spikati si reporter i politikës në shtypin shqiptar përgjatë 20 viteve të fundit. Ai drejtoi me maturi dhe profesionalizëm disa redaksi të të përditshmeve kryesore në vend dhe për disa vite u dallua si zëvendës/ kryeredaktor dhe kryeredaktor i së përditshmes kryesore në vend, gazetës ” Panorama”.
Kolegu ynë i nderuar Lumezi ishte prind dhe familjar i shkëlqyer, një profesionist i karakterizuar në çdo moment nga përgjegjësia dhe ndërgjegjia e lartë morale dhe profesionale. Ai ndau njohje të shumta profesionale e njerëzore dhe meritoi një simpati publike si gazetar dhe pjestar i editorit të Panoramës. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh dhimbjen e anëtarëve për humbjen e parakohshme të kolegut dhe mikut tonë të respektuar dhe përcjell ngushëllimet pranë familjes Lumezi! I paharruar do të mbetet mes nesh kolegu dhe miku ynë i urtësishëm!

Kolegë, gazetarë dhe bashkëpunëtorë kanë ndarë dhimbjen me familjen e të ndjerit.

“Iku dhe një shok i mirë. Që më thoshte se do bëhej mirë. Qofsh në Parajsë Aristir Lumezi. Kushdo që ka punuar një ditë me ty do ruajë prej teje batutat e të qeshurat. Si unë. Të qeshur do të të kujtoj gjithmonë. RIP… Citat nga Aristir Lumezi: Mirë do të ishte që në raste të tilla [të një tragjedie]-, shefat të heqin kostumet firmato, t’u hipin makinave, dhe të raportojnë nga vendi i ngjarjes. Kështu, do të kishte më kuptim që të japin edhe leksione gazetarie”, shkruan gazetarja Anila Basha.

Anila Hoxha: “Aristiri iku. I mençuri. Modesti. Një gazetar dhe njeri i pakrahasueshëm. Në 2009 pak përpara se të shpërthente pranvera arabe , pata fatin të udhëtoja drejt Egjiptit bashkë me të dhe disa kolegë. Tha atëkohë: – do vijë një ditë që do i duan gazetarët e mirëfilltë! Aristiri na la, pasi cdokujt që e njohu i kishte mësuar diçka”, 

Bledian Koka:Me i miri jone. Ikja pa kthim e Aristir Lumnezit eshte nje trishtim i hidhur. Beteja me semundjen e rende edhe mund te humbet, ama i bekuar je kur ke fituar betejen me dinjitetin, sidomos per nje gazetar! p.s…ta kisha fal nje perqafim te fundit vllacko😢😢😢”

Bled Koka Per Astirin
Bled Koka Per Astirin

Leonard Olli: Ndarja e parakohshme nga jeta e kolegut Aristir Lumezi është një ngjarje e dhimbshme për familjen, të afërmit dhe gjithë miqtë e tij! Ky lajm i hidhur është një ngjarje e trishtë për gazetarinë shqiptare, që humb kështu një profesionist me vlera dhe integritet profesional. Në 22 vite njohje personale ai di të mbetet një shembull i një karriere të merituar, gjithmonë në ngritje, por që u ndërpre në pjekurinë maksimale të tij! Lamtumirë mik! Qofsh i Parajsës dhe i paharruar!

Leonard Olli
Leonard Olli

Homazhet nuk mungojnë as nga politika. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe ai i Drejtësisë, Ulsi Manja. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilëson Lumezin  korrekt në profesion por edhe mik. “Një mik i mirë dhe një gazetar korrekt si Aristir Lumezi nuk ia doli dot në betejën me një sëmundje të rëndë. U prehsh në paqe Aristir!”, shkruan ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ndërkohë edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja shprehet se ky lajm e ka kapur në befasi, teksa e cilëson Lumezin si mik të vërtetë.

Postimi i Ulsi Manjës:

Lamtumirë, mik i vërtetë! Lajmi për ndarjen nga jeta të Aristir Lumezit më kapi në befasi!

Nuk mbaj mend se kur ka qenë telefonata ime e fundit me Aristirin, pasi i kisha rënë disa herë kohët e fundit për ta pyetur për diçka thelbi i së cilës ka humbur nga ritmi i shpejtë i ditëve…!

Nuk mu përgjigj në telefon, mesa duket sëmundja nuk ia paska lejuar të rrokë telefonin në dorë. Se gatishmëria e tij për t’u përgjigjur në çdo orë të natës apo ditës ishte shembullore. Nuk e trazova më! Dhe sot mora lajmin e trishtë për ndarjen e tij nga kjo botë e zhurmshme, të cilës ai i qëndroi larg me atë qetësinë tipike që ishte pjesë e qenësishme e karakterit të tij. Megjithatë, përmbajtjen e bisedës së fundit me të e mbaj mend mirë, sepse Aristiri, si burrë fisnik që ishte, gjithnjë interesohej për hallet e të tjerëve. Telefonatat e tij ishin gjithmonë për të më përgëzuar apo për të më dhënë ndonjë këshillë për komunikimin tim publik, por kurrë për hallet ose punët e tij!

Ky ishte Aristir Lumezi, specie në zhdukje e gazetarisë korrekte dhe e lajmit “lajm”, pa cënuar askënd në nder e dinjitet dhe gjithmonë besnik i mbrojtjes së interesit publik dhe të vërtetës!

Dhimbja dhe mungesa më e madhe është e familjes, por jo pak do të na mungosh edhe neve, miqve dhe shokëve të shumtë që kishe, i dashur Aristir. Megjithatë, jam i bindur që më së shumti do t’i mungosh gazetarisë së ndershme dhe të vërtetë, që ti i dhe më të mirën tënde! Lamtumirë, mik i mirë, mik i vërtetë”.

Ish-deputeti i PS, Namik Dokle shkruan se “iku një gazetar i talentuar, i suksesshëm dhe mik i të vërtetës”. 

“U nda prej nesh Aristir Lumezi, një gazetar i talentuar, mik i së vërtetës, i suksesshëm, por i pabujshëm, i drejtë dhe i ndershëm. Ta njihje nga afër Aristirin ishte kënaqësi, ta kishe mik, të ofronte fisnikëri. I qoftë dheu i lehtë”!

() 

Arena e Lajmit

Kolegë, organizata, miq, politikanë dhe të njohur homazhe për ish-kryeredaktorin e Panoramës, Aristir Lumezi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook