Mbyllet pas 2 orësh protesta e opozitës/ Këlliçi: Kërkesat janë ultimative, do të reagojmë…

Protesta e thirrur nga opozita para godinës së Kryeministri është mbyllur pas dy orësh, nga momenti që nisën fjalimet në podiumin e vendosur para godinës qeveritare.

Protestuesit u thirrën në orën 20:00, po protesta ka nisur 20 minuta më pas, me një fjalim të regjizorit Edmond Budina.

Në protestën kanë marrë fjalën 8 personazhe, mes të cilëve dhe Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Në momentin që Beroisha ka marrë fjalën, drejt godinës së Kryeministrisë janë hedhur disa molotovë. Në përfundim të fjalës së kreut demokrat, i cili iu drejtua protestuesve për më shumë se 60 minuta përmes një ekrani, mbështetësit opozitarë u zhvendosën në drejtim të Bashkisë së Tiranës, atje ku qëndruan për rreth 20-25 minuta.

Edhe ndaj godinës së Bashkisë së Tiranës janë hedhur molotovë, ka pasur disa tensione sporadike mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa më pas protesta është shpërndarë. Deputetët e PD-së që kanë udhëhequr protestuesit i janë drejtuar selisë së kësaj partie, të ndjekur nga një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve që iu përgjigjën thirrjes për të protestuar.

Dy nga qëllimet e kësaj proteste ishin: qeveria teknike përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, e cila konsiderohet si një kusht për zgjedhje të lira, si dhe lirimi i Sali Berishës nga masa e “arrestit shtëpiak” të vendosur nga GJKKO, me kërkesë të SPAK.

Ashtu sikundër ndodh pas çdo proteste, debati vijon mbi numrat e pjesëmarrjes, ndërsa zyrtarë të PD-së janë shprehur të kënaqur me pjesëmarrjen, referuar edhe temperaturave të larta, faktit se kemi të bëjmë me kulmin e sezonit veror dhe njerëzit mund të jenë larguar me pushime, por edhe Kampionatit Europian.
Belind Këlliçi në një intervistë për gazetarin e News24, Osman Stafa u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë.

“Kjo nuk është protesta e fundit, pas 1 jave ne do të protestojmë sërisht para Bashkisë së Tiranës. Protesta foli vetë përmes pjesëmarrjes së lartë, përmes simbolikave të ndryshme. Vajtja e qytetarëve nga Kryeministria te Bashkia ishte spontane”, tha Këlliçi.

Ai u shpreh se kërkesat e opozitës janë ultimative. “Ky format proteste nuk do të jetë më, nuk do të ketë një zgjidhje tjetër në momentin që opozita do të refuzohet”, tha Këlliçi. Ai nuk pranoi të sqaronte se çfarë do të ndodhte nëse Qeveria do të refuzonte kërkesat e opozitës, që janë qeveria teknike dhe lirimi i Berishës, por tha se ky do të ishte një vendim i strukturave drejtuese të PD-së.

Arena e Lajmit

Mbyllet pas 2 orësh protesta e opozitës/ Këlliçi: Kërkesat janë ultimative, do të reagojmë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook