Molotovët e hedhur te godina e Bashkisë së Tiranës kanë djegur Flamurin kombëtar, i cili ishte i vendosur në krah të flamurit që simbolizon institucionin e bashkisë së kryeqytetit.
Në drejtim të godinës, në katin e dytë, janë hedhur një sërë shishesh me lëndë djegëse duke i vënë flakën flamurit kuqezi.
Godina e Bashkisë së Tiranës është monument kulture i kategorisë së pare.