Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, i është bashkuar protestës së thirrur nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në dallim nga Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit, e cila ka qenë prezentë edhe në protestat e thirrur nga opozita para Bashkisë së Tiranës, Shkëlzen Berisha, është pjesëmarrës në ato që konsiderohen si protesta kombëtare dhe që mbahen para Kryeministrisë.