Të dëshpëruar ishin holandezët në përfundim të ndeshjes, për humbjen e mundësisë për të mbërritur në finale. Goli i realizuar në fund të sfidës nga Watkins, i’a “preu” ëndrrën në mes “tulipanëve”. Edhe mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, nuk e fshehu mërzinë pas eleminimit:
“Të vjen vërtet shumë keq të mundesh në këtë mënyrë. Dhamë gjithçka në këtë ndeshje, por në fund dolëm “duarbosh”. Të ndëshkohesh me një gol të tillë në minutat e fundit të ndeshjes, është me të vërtet e rëndë”, theksoi Van Dijk.