Në emisionin e sotëm “ Me Zemër të Hapur” po trajtohet sërish historia e rëndë në Fier, ku Marius Miho vrau bashkëjetuesin e bashkëshortes Xhimi Bakaj.
Në një lidhje telefonike live, u përballën nëna e autorit dhe bashkëshortja e Xhuljanos.
Pjesë nga biseda:
Vjehrra: Në shtëpinë e djalit tim ekzistojnë rrobat e të ndjerit. Ka jetuar me të kur Marjusi ishte në Greqi.
Nusja: Jo nuk është e vërtetë. Le të hapen kamerat e të zbulohet e vërteta. Zonja tha edhe që si ka bërë denoncim djalit, le të pyesin në polici, ka ardhur edhe patrulla e ka marrë në shtëpi. Kemi qenë në një shtëpi kur Marjusin e ka marrë patrulla para fëmijëve. Ata i nxirrnin thikat njëri-tjetrit.
Vjehrra: Lajmin e vdekjes e morëm vesh ditën e nesërme. E dinim të plagosur.
Nusja: Ti ta kishte thënë Xhuljano në sy tim që do ta vras Xhimin por po pres të blej një pistoletë. Edhe ti i ke thënë vrije bëj ç’të duash.