Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar mbi lejen e Fredi Belerit për të udhëtuar drejt Brukselit, në mënyrë që të betohet si eurodeputet.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se ky rast tregon fytyrën e vërtetë të sistemit të drejtësisë në vend, ndërsa shton se ai mund të lejohet të betohet në PE si i zgjedhur nga grekët, por nuk u lejua të betohej në Himarë si kryebashkiak i zgjedhur nga shqiptarët.
Postimi i plotë:
Rasti Beleri tregon fytyren e vertete te Sistemit të Drejtesise Shqiptare dhe tutorit te saj KM Edi Rama!
Per tu betuar si i zgjedhur nga shqiptaret ne krye te Bashkise Himare ende i pa denuar me vendim te formes se prerë nuk u lejua te betohej!
Per tu betuar si i zgjedhur nga greket per ne Parlamentin Europian i denuar me vendim te formes se prere lejohet te shkoje te beje betimin!
Kjo eshte trimeria e Edi Rames dhe keto jane bëmat e tij!
Kjo ngjarje me kujton nje histori ne pyll!
Lepuri shante larte e poshte Luanin se ishte i padenje per mbret i pyllit, palaço etj. siç Edi Rama shante Belerin per kreun e Bashkise Himare!
Nje dite takohen balle per balle Luani dhe lepuri!
Ore lepurush i thote Luani me te vertete i ke ti ato fjale qe thua larte e poshte neper pyll per mua?
Jo jo o Mbret i pergjigjet lepuri po ja pime nga nje gote ndonjehere dhe flasim edhe budallallëqe siç eshte rasti sot ku Rama lepurushi i trembur nga Luani Europian pranon se ja ka futur kot!
Se si do vijoje historia e Luanit Europian me lepurushin pijanec provincial te cilit nuk i pushon goja me raki apo esëll do ta shohim!
Sepse kemi edhe sezonin e “gjuetisë” i cili mund tja lehtesoje punen Luanit!