Skandali te Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës ia kalon dosjen SPAK/ A do hetohen si grup i strukturuar kriminal…

Prokuroria e Tiranës shpall moskopetencën lidhur me hetimet për skandalin në spitalin Onkologjik në QSUNT, duke ia kaluar ccështjen për hetimet të mëtejshme SPAK.

Dosja në Prokurorinë e Tiranës është hetuar nga prokurori Bledar Valikaj, i cili duket se ka vendosur që për hetime më të thelluara, t’ia kalojë dosjen SPAK. Në këto kushte duket se hetimet lidhur me Onkologjikun do të përqëndrohen si grup i strukturuar kriminal.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi skandalin si krim kundër njerëzimit dhe njerëzores.

“Duke u përgatitur për këtë adresim, që është edhe publik, dhe mes jush në spitalin Onkologjik, mu kujtuan fjalët e një prej heronjve të mjekësisë Besim Elezi që “as në ëndërr nuk e kishim parë dot një spital me këto kushte dhe ky spital nuk ka asgjë më pak se spitalet e Europës. Sot nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishim dje, por fatkeqësisht jo gjithnjë figura dhe përkushtimi i mjekëve janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e hipokratit. Ky spital nuk ka asgjë më pak se spitalet e Europës. Të mos jesh në lartësinë e detyrës është hall i madh, por të kesh marrë diplomën e licencën e të përdorësh uniformën më delikate të shtetit si maskat e bandave për të nxjerrë para me gjakun e ilaçet e të sëmurëve, është krim kundër të gjithë njerëzimit. Koha e heronjve i ka lënë vendin një kohe tjetër”, tha ai.

Kreu i qeverisë shtoi se mjekët e përdorën uniformën më delikate të shtetit si maskat e bandave për të nxjerrë para me gjakun e ilaçet e të sëmurëve.

Gjykata e Tiranës konfirmoi masat e sigurisë për 7 të akuzuar. Kështu me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka vendosur:

-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” – Shpërdorim detyre

-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT – “Detyrim paraqitje” – ”Shpërdorim detyre”

– Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë – “Detyrim Paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” – Fshehje e te ardhurave

-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”

Arena e Lajmit

Skandali te Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës ia kalon dosjen SPAK/ A do hetohen si grup i strukturuar kriminal…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook