Veliaj mbështet Vangjel Tavon: Himara do vijojë të jetë një histori suksesi dhe të lulëzojë


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka shprehur mbështetjen kandidatit të PS për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo. Përmes një videomesazhi nga Jala, ku mori pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë socialistë, Veliaj i ftoi të gjithë për të kontribuar që Himara të jetë një histori suksesi.

“Grupi, përshëndetje të gjithëve! Na mbytën turistët në Tiranë dhe thashë, po vij tek kampi rinor në Jalë, dhe shikoj që është tumlllas me turistë këtu. Takoj një shok të vjetër, që ka qenë një mentor i imi, një mik i imi, kur kandidova për herë të parë në Gjirokastër. Ky është prefekti ynë i mrekullueshëm, Vangjel Tavo, i cili ka marrë përsipër një supersfidë. Nëse të gjithë bashkë japim një dorë, që Himara të jetë një histori suksesi e shqiptarëve të mirë që punojnë, Tirana, Himara dhe gjithë Shqipëria që shkëmben turistë, shkëmben eksperienca, do vazhdojë të lulëzojë. Forca Tirona, Forca Himara, me Vangjel Tavon”, deklaroi Veliaj.

Në krah të Veliajt, kandidati socialist për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo u shpreh se Himara ka ndryshuar falë investimeve të qeverisë. “Përshëndetje të gjithëve! Erion, mirë se erdhe! Faleminderit që vizitove qarkun e Vlorës dhe Himarën. Vlora ka ndryshuar, Himara ka ndryshuar falë investimeve të qeverisë. Fluksi i turistëve, pa dyshim është shtuar ndjeshëm në bregdetin e jugut. Jam i bindur që në të ardhmen, edhe më shumë turistë do ketë, dhe më shumë investime në këtë qark dhe në Himarë”, tha Tavo.

Arena e Lajmit

Veliaj mbështet Vangjel Tavon: Himara do vijojë të jetë një histori suksesi dhe të lulëzojë


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook