I përzgjodhi nga shtypi i huaj
BESNIK DIZDARI
1. Lamine Jamal, thjesht po rishkruan historinë e futbollit.
2. Me golin kundër Francës 16 vjeç e 362 ditësh, Jamal u bë lojtari më i ri që ka shënuar gol në Botërorë e Europianë. Ai kaloi rekordin e Peles, i cili në Botërorin e Suedisë (1958) shënoi kundër Uellsit golin kur ishte 17 vjeç e 239 ditësh.
3. Spanja-Anglia? Është ndeshje e luftës midis teknikës dhe agresivitetit.
4. Jamal–Bellingam, ky është dueli i ri për të përcaktuar lojtarin më të mirë të Botës.
5. Ato janë katër skuadrat fantastike: Spanja ka fituar 1 Botëror dhe 3 Europianë, Franca 2 Botërorë e 2 Europianë, Holanda 1 Europian, Anglia 1 Botëror. Por Anglia nuk fiton qysh në vitin 1966, kur u bë Kampione e Botës.
6. Zidane është gati ta zëvendësojë Deshamp-in, por ky di të rilindë përherë.
7. Në skuadrën e Gjermanisë thuajse po zhduken futbollistët biondë; tek ajo e Francës po zhduken lojtarët e bardhë; në Itali mbiemrat i përkasin një origjine tjetër. Shqipëria peshkon lojtarë të cilët janë bij të diasporës dhe kanë lindur jashtë. Topi, vetëm topi i bashkon.
8. Serie A duhet të fitojë edhe më tepër pavarësi nga Federata Italiane e Futbollit. Dhe duhet të jetë Qeveria ajo që duhet ta mbështesë edhe më shumë këtë pavarësi.
9. Trajneri i një Kombëtareje nuk duhet quajtur trajner. Ai është përzgjedhës, i cili duhet të dijë të përmbledhë lojtarët më të mirë nga Kampionati Kombëtar i një vendi.
10. Spanja nuk e humbet kurrë mendjen, as edhe kur është në disavantazh.
11. Trajneri Spaleti: “Është faji im, por duhen gjetur lojtarë të tjerë”.
12. Shumëkombëshja Shqipëri!
13. Jamal niset nga e djathta për të përqendruar dhe çliruar të majtën e tij ultra të fuqishme.
14. Italia dukej si “Fiat Panda”, ndërsa Zvicra si “Ferrari”.
15. Shqipëria është shumëkombëshe; një Kombëtare e cila, e gjitha luan jashtë vendit. Vetëm në Itali janë të regjistruar në Federatën italiane 16.000 futbollistë shqiptarë. Dhe 9 prej tyre luajnë në Serinë A.
16. Jamal: “I kam thënë nënës: nuk dua të më bësh dhurata, dua të fitoj Euron me Spanjën dhe kjo do të jetë dhurata ime për ty”.
17. Bajrami ka një gjuajtje për notën 10. Brojës i takon të marrë notën 9 në Premier League të Anglisë.
18. Për lartësimin e futbollit përherë duhet të flasë një front unik i cili duhet të nxisë ide, jo për interesin e pak njerëzve, por për të mirën e futbollit.
19. Farsa e UEFA-s në caktimin e arbitrave vazhdon pa ndalë!
20. Kjo krizë i takon Federatës Italiane që ka ndëshkuar promovimin e talenteve dhe të garës.
21. “Luçiano! Sa gabime që ke bërë!”.
22. Futbolli është një gjë serioze dhe eliminimi i Italisë është një humbje që i kalon kufijtë e një stadiumi. Italia kërkon mbështetjen e shtetit.
23. Me Zvicrën neutrale luajnë emigrantë kosovarë të cilët kur shënojnë gol “kërkojnë si motorra” Shqipërinë e madhe.
24. Broja zotëron të gjitha cilësitë për t’u bërë yll botëror. Qendërsulmuesi shqiptar ka fizik, shpejtësi, lëvizje të madhe në të gjithë horizontin e sulmit. Vetëm një mbrojtje kolektive do të vlente ndaj tij. Kurrë ajo “secili të vetin”.
25. Serie A kërkon autonominë, ashtu siç është Premier League e Anglisë.
26. Italia? Një Kombëtare që e ngriti flamurin e bardhë pikërisht në fushën e lojës me një dorëzim pa kushte.
27. De la Fuente: “Kritikat janë buka ime e përditshme. Kështu i kam bartur edhe kur kam qenë lojtar, e të tilla i ndjej edhe sot që jam trajner. Nuk shqetësohem aspak”.
28. Olmo të çon te goli. Ai është një margaritar absolut.
29. Spanja është bukuria. Franca ishte konservatore. Anglia e padorëzueshme. Holanda e shkujdesur.
30. I papërmbajtshëm që i kundërvihet të gjithëve, ai zhurmon si një ulërimë. Ne duhet të sforcohemi fort për të mposhtur tundimin për ta shpallur Jamalin sa më shpejt mbretin e ri të futbollit.