Policia ka zbuluar në Thumanë të Krujës, një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa arrestoi një 50-vjeçar.
Sipas një njoftimi zyrtar, Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka vijuar kontrollet në terren.
Gjatë kontrolleve, u zbulua 1 ambient i përshtatur për kultivim, në fshatin Thumanë, në të cilin u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi P. K., 50 vjeç, banues në Thumanë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.