Dosja “Xibraka”/ Gazment Bardhi i ashpër: Latë pa hetuar ata që njihen si kokat e këtij grupi kriminal! Ja si u përgjigj kryeprokurori Olsian Çela

Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela  ka raportuar sot në Kuvend në lidhje me punën e Prokurorisë.

Pas raportimit, deputetët i kanë bërë pyetje Çelës, mes të cilave ishte edhe pyetja e kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi në lidhje me dosjen Xibraka.

Bardhi iu drejtua duke i thënë se vetë ai si prokuror i kësaj dosje la pa hetuar kokat e atij që kreu i grupit parlamentar i quajti grup i strukturuar kriminal.

Gazment Bardhi: Latë pa hetuar ata që njihen si kokat e këtij grupi kriminal. Në udhëzimet tuaja, këtë standard hetimi a ja rekomandoni vartësve tuaj në prokurorinë e rretheve. Dhe së dyti, dekonspirimi a duhet të hetohet, a ja rekomandoni vartësve tuaj?

Olsian Çela: Do i referohem asaj që tha drejtuesja e seancës që ky është një raportim për punën e prokurorisë për vitin 2023. Është në detyrën time si prokuror i përgjithshëm dhe detyrën tuaj si deputet që ti përmbahemi kuadrit kushtetues dhe ligjor që siguron trajtimin e këtij raportimi në funksion të interesit të qytetarëve.

Arena e Lajmit

Dosja “Xibraka”/ Gazment Bardhi i ashpër: Latë pa hetuar ata që njihen si kokat e këtij grupi kriminal! Ja si u përgjigj kryeprokurori Olsian Çela

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook