Një 23-vjeçare me inicialet M.V., ka përfunduar në spital teksa ka humbur kontrollin e mjetit.
Sipas informacioneve nga Polici e Shkodrës, 23-vjeçarja ka qenë duke udhëtuar në fshatin Barbullush kur ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Teksa e reja është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 15:45, në fshatin Barbullush, shtetasja M. V., 23 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasja M. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.