Ndihmon vendin në menaxhimin e rreziqeve nga ndryshimet klimatike, Shqipëria dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen

Shqipëria dhe Gjermania do të forcojnë bashkëpunimin për menaxhimin e rreziqeve nga ndryshimet klimatike përmes një programi që ka si synim zhvillimin urban rezistent ndaj ndryshimeve të klimës në vendin tonë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner nënshkruan marrëveshjen “ALBAdapt” me qëllimin përmirësimin e sistemit të informacionit për shërbimin meeterologjik dhe klimën përmes krijimit të një sistemi për paralajmërimet e hershme sipas standardeve ndërkombëtare.

“Masat që duhen marrë nuk janë thjesht teorike. Bashkitë, komuniteti, institucionet, agjencitë dhe qeveria duhet të kemi shumë aksione përpara që këto të mos ndodhin dhe t’i parandalojmë. Prandaj jemi bashkë, nuk është vetëm çështje shqiptare. Gjithë Mesdheu ka të tilla probleme dhe Shqipëria është në zemër të këtij territori. Falë bashkëpunimit me Ambasadën Gjermane, me partnerët tanë të rëndësishëm, nisim një aksion të ri në këtë drejtim”, tha Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

“Jemi të lumtur të ndihmojmë Shqipërinë t’i bëjë ballë ndryshimeve klimatike. Ndryshimet klimatike janë një fakt dhe duhet të përshtatemi ndaj pasojve. Me këtë projekt ndihmojmë edhe Shërbimin Meteorologjik në parashikime më të sakta në mënyrë që të shpëtojmë jetë në kushtet e motit ekstrem”, tha Ambasadori Karl Bergner.

Ky projekt synon të rrisë kapacitetin adaptues dhe qëndrueshmërinë klimatike të Shqipërisë nëpërmjet gjenerimit, koordinimit dhe përdorimit efektiv të infrormacionit mbi klimën në formën e një shërbimi hidrometerologjik kombëtar dhe kuadri kombëtar funksional për shërbimet e klimës, një sistemi të paralajmërimit të hershëm duke paralajmëruar rreziqet tek njerëzit, të cilat së bashku përbëjnë një sistem “të bashkuar” të informacionit klimatik dhe paralajmërimit(CIEWS).

Sa i përket masave të përshtatjes, synohet mbështetja e bashkive në investime për zgjidhje të qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës. Falë mbështetjes së Gjermanisë, Zvicrës dhe Green Climate Fund (GCF), do të vihen së shpejti në dispozicion mbi 36 milionë euro për të përgatitur Shqipërinë për ndryshimet klimatike.

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane mbështet përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë në drejtimtë Agjendës së gjelbër dhe miratimi i kësaj marrëveshjeje shënon nisjen e punës për projektin “Albadapt”, projekti më i rëndësishëm përshtatës i Shqipërisë në fushën e ndryshimeve klimatike.

Arena e Lajmit

Ndihmon vendin në menaxhimin e rreziqeve nga ndryshimet klimatike, Shqipëria dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook