Tiranë/ 42-vjeçari gjendet në mes të rrugës me shenja dhune, dërgohet në spital

Policia në Tiranë bën me dije se kalimtarët në rrugën “Sokrat Miho” kanë gjetur një 42-vjeçar në rrugë, me shenja dhune.

Burri u gjet i dhunuar në rrugë mëngjesin e sotëm, ndërsa është dërguar për kurim në spital.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Tiranë/ 42-vjeçari gjendet në mes të rrugës me shenja dhune, dërgohet në spital

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook