U gjet i dhunuar mëngjesin e sotëm në Tiranë, përfundon në intubim te Trauma 42-vjeçari nga Bilishti

U gjet i dhunuar në rrugë mëngjesin e sotëm në kryeqytet, përkeqësohet gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit nga Bilishti, Rigels Kaso.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se 42-vjeçari është përkeqësuar dhe është futur në intubim në spitalin e Traumës. 42-vjeçari ka plagë të shumta në kokë dhe në trup. Kaso u gjet mëngjesin e sotëm nga kalimtarët i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije se autor i ngjarjes është vetëm një person.

42-vjeçari është dhunuar në rrugë nga një person, ndërsa policia është shumë pranë identifikimit të tij.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Arena e Lajmit

U gjet i dhunuar mëngjesin e sotëm në Tiranë, përfundon në intubim te Trauma 42-vjeçari nga Bilishti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook