Atentati ndaj Trump/ Çollaku: Nuk mendoj se është vepër e një psikopati amerikan, dyshoj se janë aktorë jashtë SHBA

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku, nga studio e emisionit “Open” në News24, duke komentuar atentatin ndaj Donald Trump, ngjarje që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Pensilvani, tha se kemi një riciklim të ngjarjeve të rënda që i ndodhin SHBA.

Çollaku tha se në të paktën 80 vitet e fundit janë kryer disa ngjarje të rënda, që vërtet janë kryer nga aktorë amerikanë, por që kanë lidhje me konflikte ndërkombëtare. Çollaku tha se atentati ndaj Kennedy, Reagan apo Bush, kemi atentate që ndodhin në kohën e konflikteve të mëdha globale, ku padyshim që SHBA ka pasur rolin e saj.

“Modestisht mendoj se ky atentati ndaj Trump është vepër e një psikopati të armatosur ka shanse vetëm 10 %. Këtu ka aktorë jashtë SHBA. Po të shikojmë versionin që Presidenti Trump do të mbetej viktimë, e humbura e madhe ishte Presidenca Biden.

Nuk shoh ndonjë llogari politike për ta goditur Trump. SHBA do të ishin futur në një konflikt civil, mund të hynin në një krizë të madhe. Kush janë përfituesit sot në Botë që SHBA të ishin futur në një konflikt civil? Dhe një SHBA në një konflikt civil do të ishte tërësisht e paralizuar për të luajtur rolin e saj. Kujt do ti shkonte mendja që SHBA të ndihmonte Ukrainën, apo të merrej me kriza si ajo në Lindjen e Mesme, apo në zona të tjera”, tha Çollaku.

Arena e Lajmit

Atentati ndaj Trump/ Çollaku: Nuk mendoj se është vepër e një psikopati amerikan, dyshoj se janë aktorë jashtë SHBA

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook