Atentati ndaj Trump, Nesho: Shkak i polarizimit të skajshëm politik

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi atentatin e mbrëmjes së të shtunës ndaj Donald Trump, kandidatit republikan për President të SHBA në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, aktualisht zv.kryetar i Partisë së Lirisë, e konsideroi atentatin ndaj Trump si të papranueshëm. Ai tha se kjo do të ndodhte për shkak të polarizimit të politikës amerikane, Presidenti Biden dhe grupi i tij, kishin shkuar shumë majtas, duke mbështetur grupe të ndryshme.

“Shkarja shumë majtas e Biden dhe retorika në këto zgjedhje, ku e majta e targetonte Presidentin Trump si njeriu që rrezikonte SHBA, të gjitha këto bënë, që në një popull si ai amerikan që beson, që bëjnë gjithçka për të mbrojtur demokracinë, ka njerëz të tillë që besojnë te kjo retorika e tejskajshme. Mendoj se ky është shkaku kryesor që ndodhi ky atentat”, tha Nesho

Arena e Lajmit

Atentati ndaj Trump, Nesho: Shkak i polarizimit të skajshëm politik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook