Gjykata e Lartë “rrëzoi” Berishën, reagon PD, Muçollari: Pas këtij vendimi duket se shpresa për drejtësi nuk ekziston më

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë e cila rrëzoi kërkesën e Berishës.

Muçollari e cilëson vendimin e GJL si dëshmi se nuk ekziston shpresa për drejtësi

Muçollari shprehet se Berisha po mbahet peng pa asnjë provë, dëshmi e asnjë akuzë.

Postimi i plotë:

’Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një dëshmi se nuk ekziston shpresa për drejtësi në asnjë instancë, dhe se prokuror e gjykatës i çdo niveli në Shqipëri është i ngjashmi i Edi Ramës.

Gjykata e Lartë duhej të ndalonte sot absurdin juridik të mbajtjes në arrest të liderit të Opozitës, Sali Berisha, pa asnjë provë, pa asnjë dëshmi, pa asnjë akuzë.

Por kjo nuk ndodhi, duke thelluar edhe më shumë padrejtësinë dhe përndjekjen politike të kundërshtarit, në një regjim të kontrolluar çdo ditë e më shumë nga Edi Rama.

6 muaj arrest për liderin e Opozitës ishin gjurma e pushtetit në drejtësi dhe një damkë e rëndë për vendin anëtar në NATO dhe kandidat për anëtarësim në BE.

Kjo damkë vijon edhe pas ditës së sotme, pasi Gjykata e lartë humbi rastin të dëshmohet se është zbatuese e ligjit dhe jashtë ndikimit të qeverisë.

Vendimi i sotëm është një ftesë për qytetarët e demokratët që të rezistojnë edhe më shumë, e të mos e lëmë vendin të bjerë në greminën kur drejtësinë e jep njeriu që është identifikuar si burimi më i madh i korrupsionit në vend, dhe që ka lidhjet më të rrezikshme me krimin’’, shkruan Muçollari.

Arena e Lajmit

Gjykata e Lartë “rrëzoi” Berishën, reagon PD, Muçollari: Pas këtij vendimi duket se shpresa për drejtësi nuk ekziston më

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook