Ish-trajneri i Tiranës, Ze Maria: Juve dhe Milan meritonin dënime në 2006-ën

Duke folur në një podkast në “YouTube”, ish-mbrojtësi brazilian i Inter Ze Maria i është kthyer titullit të vitit 2006 në Serinë A që kaloi nga Juventusi te Interi. Në sqarimin e tij, ai nënvijëzoi:

“Ndiej se është i imi për shkak të mënyrës se si ndodhën gjërat. Ai kampionati ishte manipuluar, ndërkohë Interi ka qenë gjithmonë korrekt në fushë, nuk e kuptoj pse ata protestojnë e unë nuk duhet të ndiej se është i imi dhe që e kam fituar në fushë. Përse duhej ta merrte Juve, me Milanin në vendin e dytë ndërkohë që më pas doli që gjithçka nuk ishte aq e pastër? Si sportist, tashmë ish-sportist, i kam jetuar gjithmonë gjërat në mënyrë të pastër në fushë dhe jashtë saj dhe duhet të jemi gjithmonë shembull. Ka të rinj që rriten duke na parë dhe duke na marrë si shembull, ne nuk mund të përballojmë disa sjellje të pahijshme. Kështu që unë besoj se ai skudeto është më se i merituar nga Interi”.

Arena e Lajmit

Ish-trajneri i Tiranës, Ze Maria: Juve dhe Milan meritonin dënime në 2006-ën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook