Në gjendje të dehur i vendos zjarrin sipërfaqes me shkurre, arrestohet një shtetas

Një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është djegur në fshatin Lapardha 2, ndërsa zjarri iu vendos nga një shtetas, i cili është ndaluar nga Policia e Beratit.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Arena e Lajmit se zjarri është vendosur nga një shtetas i dehur, që e riaktivizoi për të dytën herë pas fikjes.

Policia ka shoqëruar shtetasin Qemal Dollani.

Pas njoftimit të marrë lidhur me vatrën e zjarrit, ka ndërhyrë grupi i shërbimit me dy mjete zjarrëfikëse, të cilët neutralizuar flakët.

Edhe pse situata u vu shpejt në kontrroll dhe zjarri u fik, pas ikjes së zjarrēfikësve pirromani i dehur e riaktivizoi për të dytën herë zjarri, duke detyruar zjarrëfikësit të ktheheshin edhe një herë.

Arena e Lajmit

Në gjendje të dehur i vendos zjarrin sipërfaqes me shkurre, arrestohet një shtetas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook