A do të jetë pjesë e Big Brother Vip 4? Visjan Ukcenaj shuan njëherë e mirë dyshimet

Aktori, Visjan Ukcenaj ka folur në një emisionin për projektin e tij më të ri muzikor “Benz” në bashkëpunime me Akilin. Ai ka ndarë detaje rreth xhirimit të klipit dhe pasionit për muzikën.

“Kam që në 2017 që bëj këngë për pasion, e kam filluar me Big Bastën. Unë kam menduar të qendrojë në këtë stil për një projekt që do publikohet më vonë. Unë muzikën e bëj për pasion, pasi që në gjimnaz kam punuar me zhanre të ndryshme. Kemi dëgjuar muzikë të mirë, brezi ynë si pop apo rrok. Klipi është xhiruar në Shkodër, ishte i thjeshtë dhe e ka bërë një djalë nga Shkodra, Miklovani”, tha Visjani.

Më tej, ai foli dhe për projektet e ardhshme televizive, duke zbuluar se në tetor do të shfaqet te “Portokallia”. Sakaq, Visjani mohoi zërat që do të jetë pjesë e Big Brother VIP. “Portokallia do të fillojë sezonin e ri në tetor dhe do ë ketë ndryshime, për momentin kaq mund të them. Nuk do të futem në Big Brother VIP dhe çdo lajm që qarkullon për mua është ‘fake’. Mesa e njoh veten time, nuk mendoj të eksperimentojë në këtë formë. Madje, nuk rri dot dhe larg familjes, prandaj nuk do futem”, tha aktori.

A do të jetë pjesë e Big Brother Vip 4? Visjan Ukcenaj shuan njëherë e mirë dyshimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook