Akulloret me përmbajtje të kontaminuar? Mjeku nga selia e PD tregon rreziqet për shëndetin: Çështje e sigurisë kombëtare

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, ka denoncuar shitjen dhe konsumimin e 13.2 ton akullore të kontaminuara me oksid etileni dhe vetëm 4.3 ton u tërhoqën, duke riskuar kështu gjerësisht shëndetin e popullatës, kryesisht të fëmijëve tanë.

Alimehmeti tha se oksidi i etilenit është lëndë e klasifikuar ndërkombëtarisht si lëndë gjenotoksike dhe kancerogjenike dhe është ndaluar krejtësisht përdorimi i tij në ushqime që prej vitit 2011, pasi është faktor risku për sëmundje kanceroze të ndryshme si limfoma, leucemi, kancer stomaku dhe kancer gjiri.
Ai theksoi se oksidi i etilenit shkakton dëmtime të sistemit riprodhues, ndryshime gjenetike dhe dëmtime të sistemit nervor.

“Skandali i oksidit të etilenit u vu në dukje si kontaminues në akullore, por kujdes, në të kaluarën oksidi i etilenit është përdorur gjerësisht edhe në produktet e mishit, drithërat, produktet e bulmetit, frutat e thata, erëzat, suplementet dietetike, formulat e qumështit për bebet, etj.

Për ta zbuluar praninë e oksidit të etilenit, nuk mundet të mbështetemi vetëm mbi raportime ndërkombëtare, por duhen kryer analizat sistematikisht. Në informacionin tonë, as në vitin 2021 e as më tej, AKU-ja nuk i ka kërkuar ISUV-it kryerjen e këtyre analizave”, theksoi ai.

Deklarata e Ilir Alimehmetit

Dje Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë raportimit në Kuvend në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave riktheu në vëmendje skandalin e tregtimit të akulloreve të kontaminuara me oksid etileni në Shqipëri.

Saktësisht, më datë 27 korrik 2021, Spanja përmes sistemit RASSF (sistemi i njoftimit të shpejtë për ushqimin e popullatës dhe ushqimin për kafshë) ka njoftuar 47 shtete, përfshirë Shqipërinë, se disa lloj akulloresh që shiteshin edhe në vendin tonë përmbanin oksid etileni.

Më 30 Korrik 2021, tre ditë më vonë, ky informacion i ka shkuar edhe me email drejtuesit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) që duhet të merrte masa të menjëhershme për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara.

Por, pavarësisht ngritjes së alarmit, sipas raportit të KLSH-së, në Shqipëri u shitën dhe u konsuamuan 13.2 ton akullore të kontaminuara me oksid etileni dhe vetëm 4.3 ton u tërhoqën, duke riskuar kështu gjerësisht shëndetin e popullatës, kryesisht të fëmijëve tanë.

Oksidi i etilenit është lëndë e klasifikuar ndërkombëtarisht si lëndë gjenotoksike dhe kancerogjenike dhe është ndaluar krejtësisht përdorimi i tij në ushqime që prej vitit 2011, pasi është faktor risku për sëmundje kanceroze të ndryshme si limfoma, leucemi, kancer stomaku dhe kancer gjiri. Gjithashtu, oksidi i etilenit shkakton dëmtime të sistemit riprodhues, ndryshime gjenetike dhe dëmtime të sistemit nervor.

Skandali i oksidit të etilenit u vu në dukje si kontaminues në akullore, por kujdes, në të kaluarën oksidi i etilenit është përdorur gjerësisht edhe në produktet e mishit, drithërat, produktet e bulmetit, frutat e thata, erëzat, suplementet dietetike, formulat e qumështit për bebet, etj.

Për ta zbuluar praninë e oksidit të etilenit, nuk mundet të mbështetemi vetëm mbi raportime ndërkombëtare, por duhen kryer analizat sistematikisht. Në informacionin tonë, as në vitin 2021 e as më tej, AKU-ja nuk i ka kërkuar ISUV-it kryerjen e këtyre analizave.

Për veprimet sa më sipër, KLSH ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë më 10 nëntor 2021, por edhe kjo e fundit nuk e ka çuar çështjen më tej, duke favorizuar sjelljen moskokëçarëse të AKU-së ndaj shëndetit të fëmijëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri!

Por ky nuk është rasti i vetëm ku AKU-ja nuk ka kryer detyrën e saj madhore me pasojë rrezikimin e shëndetit të njerëzve.

Kujtoj këtu për shembull përdorimin e sasive të mëdha të pesticideve të importuara nga Kina, të cilat konsiderohen me rrezik të lartë nga Bashkimi Europian e për të cilat AKU-ja nuk kishte as laborator për t’i analizuar e as regjistër të vlerësimit të riskut të tyre.

Edhe problemi i pesticideve të dëmshme bëhet i dukshëm vetëm kur na bllokohen produktet tona gjatë eksportit nga vendet e Bashkimit Europian. Për sa i përket çfarë konsumojnë ne brenda Shqipërisë … nuk thuhet asgjë … heshtje!

Kujtoj skandale të tjera si tregtimi i vezëve pas ngordhjes së shpendëve në disa stabilimente, apo bllokimi dhe konfiskimi i mishit të tregtuar jashtë kushteve të higjienës, i cili, pas konfiskimit, në vend që të asgjësohej, dërgohej në fabrika të përpunimit të mishit dhe KLSH-ja shprehet se “ekziston mundësia që ky mish të përpunohet dhe të rifutet përsëri në treg”.

E këto ishin vetëm për të përmendur disa çështje që ne i njohim të gjithë e që janë raportuar institucionalisht dhe mediatikisht në vite!

Por, më fund të fundit, çështja më e rëndësishme për ne, çështja më e rëndësishme për interesin publik, është:

Sa të sigurta janë ushqimet tona?

Me çfarë po i ushqejmë familjet tona, fëmijët tanë?

Miqtë e mi, siguria ushqimore nuk është çështje luksi, por është e drejtë themelore e njeriut, dhe në sigurinë ushqimore përfshihet kushdo që punon në zinxhirin ushqimor!

Kurdoherë ajo cenohet, i tërë zinxhiri i përgjegjësisë që nga niveli më i ulët prodhues dhe inspektues e deri në nivelin e Ministrive përkatëse duhet t’i nënshtrohet procedimit penal, pasi përbën rrezik të drejtpërdrejtë të jetës dhe shëndetit të njerëzve.

Siguria ushqimore duhet të konsiderohet si siguri kombëtare!

Dhe me sigurinë kombëtare nuk bëhen shaka!

Faleminderit!

Arena e Lajmit

Akulloret me përmbajtje të kontaminuar? Mjeku nga selia e PD tregon rreziqet për shëndetin: Çështje e sigurisë kombëtare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook