“Dje është hedhur një shashkë”, Shalsi pyet kreun e KLSH për deklaratën mbi akulloret e kontaminuara: Çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillnit në komision një çështje 3 viteve më parë?

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, kryetari Eduard Shalsi ka pyetur kreun e KLSH, Arben Shehu, për çështjen e akulloreve të kontaminuara në vitin 2021, të cilën ai e përmendi në raportimin e një dite më parë.

“Dje pas deklaratës tuaj kemi marrë shumë mesazhe shqetësuese nga qytetarët për akulloret e kontaminuara për të cilat AKU kreu veprimet e duhura menjëherë dhe i largoi nga tregu pas sinjalizimit. Po ju pyes direkt, çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillni çështjen e vitit 2021, që nuk e keni ngritur në raportet e viteve të mëparshme?”

Më pas Shalsi ka lexuar në komision disa mesazhe nga qytetarë të shqetësuar për këtë çështje pas deklaratave të kreut të KLSH.

“Dje është hedhur bombë, shashkë, quajeni si të doni. Ky komision është njohur me diçka. Shashkë apo e vërtetë, nuk di ta them. Këtij komisioni i janë shpjeguar efektet kancerogjene për një lëndë në akullore, e cila nuk është raportuar në vitin 2022 as në vitin 2023 nga KLSH. Për këtë çështje janë alarmuar njerëzit dje. Ne kemi përgjegjësi për të ballafaquar faktet për këtë çështje”, deklaroi Shalsi.

Arena e Lajmit

“Dje është hedhur një shashkë”, Shalsi pyet kreun e KLSH për deklaratën mbi akulloret e kontaminuara: Çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillnit në komision një çështje 3 viteve më parë?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook