Izolimi i Krujës nga rruga Thumanë-Kashar/ Sabah Sheta: Qeveria të gjejë zgjidhje ose do përballet me rebelimin e qytetarëve krutanë

Sabah Sheta, në një reagim në facebook, shprehet se izolimi prej rrugës Thumanë-Kashar nga koncensionari Gener 2 dhe miratimin nga qeveria, do të detyrojë krutanët të bëjnë vetëgjyqësi dhe rebelim më të madh.

Sheta shprehet se qytetarët e Krujës dhe përfaqësuesit opozitar në Kuvend kanë konsumuar çdo akt demokratik që nga sensibilizimi, protestat dhe komunikimi me institucionet përkatëse, sërish nuk kanë gjetur zgjidhje.

Sipas tij, koncensionarit i fillon rruga që nga rreth rrotullimi i Thumanës deri në Qafë Kashar, ndërsa deri aty rruga është ndërtuar me taksat e qytetarëve dhe nuk kishte arsye të prishte daljen për në Krujë.

Postimi i plotë:

”Izolimi prej rrugës Thumanë-Kashar, krutanët gati për vetëgjyqësi dhe rebelim ndaj qeverisë!

Në këto ditë të nxehta vere, kur dhe fluksi i lëvizjeve është rritur dhe fal lëvizjes së turistëve dhe bashkatdhetarëve tanë që vijnë për pushime pranë familjeve të tyre, 85 mijë banorët e Krujës gjenden të izoluar nga rruga e re Thumanë-Kashar dhe askush nuk po i përgjigjet shqetësimit të tyre.

Është kjo një situatë skandaloze e papranueshme për demokratët dega Krujë si dhe bashkëqytetarët tanë, aq me tepër që këtu kemi të bëjmë dhe me një akt korruptiv, shkelje të ligjit nga koncensionari Gener 2 e lejuar dhe bekuar nga qeveria.

Gjendur përballë kësaj situate izoluese ku në shkelje të plotë të së drejtës qytetare për të patur dalje të automjeteve nga autostrada për në Fushë-Krujë, Krujë dhe zonat përreth qytetarët paralajmërojnë koncesionarin, autoritetet vendore dhe qendrore që të reagojnë pro interesit të krutanëve me një të drejtë të mohuar, pasi në të kundërt reagimi do të jetë i ashpër si e vetmja rrugë demokratike përballë kokëfortësisë, arrogancës dhe veshit të shurdhër të autoriteteve shtetërore.

Krutanet dhe të zgjedhurit e tyre në Kuvend kanë konsumuar çdo akt demokratik që nga sensibilizimi, protestat, marrja e informacionit ende pa mbaruar investimi nga ARRSH dhe Ministria e Transporteve ku konfirmonte se koncesionari e ka pjesen e tij deri te rrethrrotullimi Thumane e jo izolimin e krutanëve! Ndaj sot apelojmë fortë të gjendet zgjidhje pasi në të kundërt qytetarët do të detyrohen ta gjejnë vet atë përmes rrugëve demokratike deri në vetëgjyqësi ndaj konçesionarit dhe rebelim ndaj qeverisë.

Kjo është e vetmja rrugë që na ka mbetur. E pse e themi këtë?

E themi sepse padrejtësia është e dukshme për faktin sepse mosdalja nga aksi i rrugës është evident edhe në pjesën e rrugës deri tek rrethrrotullimi i Thumanës ku rruga është bërë me paratë e taksave të shqiptarëve. E përse atëherë të mos ketë dalje në këtë destinacion?

E themi këtë fakt sepse firmës Gener 2 i nis koncesioni nga ish-rrethrrotullim i Thumanës deri në Qafë Kashar, por përse duhet të prishej rrethrrotullimi dhe rruga e cila ishte e aksesueshme për qytetarët krutanë sepse dhe është ndërtuar me taksat e qytetarëve shqiptarë dhe jo konçesionari.

Ne kërkojmë të rikthehet rrethrrotullimi që shërbente si dalje për në Krujë dhe Njësitë e saj Administrative! Ne nuk jemi kundra zhvillimit, por qytetarët e zonave ku ndërtohet duhen pyetur dhe nuk duhen dënuar si në këtë rast! Kujt i intereson dhe kë pasuron kjo taksë dhe ky skandal i dukshëm në sytë e qytetarëve? A është e drejtë të izolohet Kruja dhe në rrugë të mos ketë dalje edhe në akset e ndërtuara me taksat tona?

A është e lejueshme dhe e pranueshme kjo tallje me ne?

Ka dashur të merrem dhe më taksën e rritur, pasi më këtë duhet të merret drejtësia dhe SPAK ku nga 2.1 euro e çuan në mbi 2.7 euro, por krutanët nuk do të lejojnë talljen e qeverisë dhe pasurimin në kurriz të tyre duke iu dhënë kosto qytetarëve të Krujës, Fushë-Krujës dhe njësive të tjera administrative, turistëve bizneseve ne kete aks rrugor ku për të ardhur në Krujë iu duhet të shkojë deri në Kashar.

Për ne kjo është e papranueshme dhe reagimi do të vijë i fortë i pakompromisë në mbrojtje të dinjitetit dhe padrejtësisë që vret dhe rrënon krutanët”, shkruan Sheta.

Arena e Lajmit

Izolimi i Krujës nga rruga Thumanë-Kashar/ Sabah Sheta: Qeveria të gjejë zgjidhje ose do përballet me rebelimin e qytetarëve krutanë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook