Krijoi llogari false në rrjetet sociale për të denigruar ish të dashurën, pranga 40-vjeçarit në Tiranë

Një 40-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit.

Policia njofton se ky person ka krijuar llogari false në rrjetet sociale, për denigrimin e imazhit të ish të dashurës së tij duke postuar foto të saj.

Njoftimi: 

Krijoi llogari false në rrjetet sociale, për denigrimin e imazhit të ish të dashurës së tij, identifikohet dhe arrestohet 40-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve kibernetike, pas kallëzimit nga një shtetase, se në rrjete sociale krijoheshin llogari të ndyshme me emrin dhe me fotot e saj, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua, u kap dhe u ndalua autori i dyshuar, shtetasi E. T., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Ky shtetas dyshohet se për një periudhë 7-mujore ka krijuar profile në rrjetet sociale, me gjeneralitetet e ish të dashurës së tij, në të cilat publikonte foto me përmbajtje të ndryshme, për denigrimin e imazhit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Krijoi llogari false në rrjetet sociale për të denigruar ish të dashurën, pranga 40-vjeçarit në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook