Orë deçizive për Victor Osihmen tek PSG. Klubi parisien është i gatshëm të kryejë blerjen më të bujshme të verës, për të afruar nigerianin e Napolit tek kryeqytetasit. Do të jetë një tratativë e vështirë, por sikundër bëjnë me dije mediat italiane, klubi nga Parisi është gati të bëjë çmedurira për Osihmen, të cilin e shikon si pasuesin e Kylian Mbappe.
Flitet se për momentin nga PSG janë ofruar 100 milionë euro, por presidenti napoletan Aurelio De Laurrentis kërkon për sulmuesin nigerian 130 milionë euro. Megjithatë fakti që agjenti i Osihmen, Roberto Calenda ka udhëtuar së fundmi drejt Parisit, për të takuar drejtuesit e klubit parisien, do të thotë se të dyja klubet si dhe dëshira e lojtarit është që tratativa të mbyllet.
Në këtë mënyrë skuadra e teknikut Antonio Conte mund të hidhej në “sulm” për Romelu Lukakun, që ditë e fundit duket se i ka shprehur “dashurinë” ish teknikut të tij tek Inter, për t’iu bashkuar atij sërish, këtë herë tek Napoli.