Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Lirisë, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan për prezantimin e Petro Gjikurisë si kandidat për bashkinë e Himarës.
Blushi shkruan se tashmë Himara e ka zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë dhe ai është Petro Gjikuria.
Teksa shkruan se Rama nuk duhet të guxojë të prekë votat në Himarë.
Postimi i plotë:
Himara është e himariotëve dhe vetëm ata mund të vendosin për fatet dhe të ardhmen e tyre!
Himara e ka zgjedhur Kryetarin e ri të Bashkisë dhe ai është djali i kësaj toke, Petro Gjikuria!
Ky është vullneti i himariotëve, zëri i të cilëve gjëmoi sot aq fort!
Edi Rama të mos guxojë të prekë një votë në Himarë, se duart do t’i mbeten në kutitë e votimit!
Me drejtësinë e kapur për fyti dhe veglën e tij qorre, SPAK, Edi Rama rrëmbeu dhe burgosi politikisht, Kryetarin e zgjedhur të Bashkisë, Fredi Beleri, por ta harrojë se mund të rrëmbejë të gjithë Himarën, t’u rrëmbejë pronat, shtëpitë, ujin, detin, liritë, të drejtat dhe dinjitetin himariotëve!
Himara është toka e kapedanëve të bregut, që kanë hedhur në det çdo pushtues dhe këtë fund do të ketë edhe Edi Rama, që është sjellë me himariotët më keq se çdo pushtues!