Në një postim në rrjetet sociale deputetja e PD, Jorida Tabaku, u shpreh se zhvlerësimi euros nuk rrezikon vetëm punësimin e 175 mijë familjeve shqiptare por edhe të ardhruat e shqiptarëve. Tabaku argumentoi se rritja e çmimeve “po prek xhepat e qytetarëve shqiptarë, me një rritje çmimesh që sot është bërë realitet nga ushqimet tek apartamentet”. Në videon e postuar në rrjete e saj sociale, ajo analizon se shkaqet janë ekonomia informale që po prek ligjshmërinë dhe gjithashtu edhe paraja e pisët që po prish ekonominë.
Tabaku për të luftuar këtë propozon një betejë ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave duke nënvizuar se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mund të bëhet nga një qeveri që nuk ka bashkëpunuar me to.
Postimi plotë:
Një nga problemet më kronike, po që po ndikon përditë aktivitetin, jetën, punën, veprimtarinë dhe xhepin e shqiptarëve është zhvlerësimi i euros.Një zhvlerësim i cili sot nuk ndikon vetëm në sektorin prodhues dhe atë të fasonerisë ku 175 mijë familje kanë muaj që janë në rrezik për të humbur punën e tyresepse produktet e tyre shiten jashtë më lirë dhe nuk po konkurrojnë dot në treg. Nuk bëhet fjalë vetëm për sektorin e bujqësisë që sot në mungesë dhe të mbështetjes shtetërore edhe të incetivave nga brenda , nuk po konkurron dot me produktet që vijnë nga jashtë , edhe me një vlerë më të ulët.
Po bëhet fjalë njëkohësisht për një sektor të tërë të ekonomisë i cili lidhet me konsumin , me një rritje cmimsh që po prek xhepat e qytetarëve shqiptarë, me një rritje cmimesh që sot është bërë realitet nga ushqimet tek apartamentet dhe bëhet fjalë në një ekonomi informale që ka marroë sot përmasa të frikshme që kërcënon ekonominë reale dhe që kthehet në pengesën kryesore për të zhvilluar vendin e për të zhvilluar Shqipërinë. Kjo pa diskutim, është sfida që ne kemi. Luftë ndaj korrupsionit, luftë ndaj pastrimit të parave , luftë ndaj krimit të organizuar të cilët po ndikojnë dhe po fusin duart n ekonomi, në xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe në aktivitetin e tyre të përditshëm. Këtë sfidë duhet të fitojmë.
(Arena e Lajmit)