“Të rrisim transaksionet në lekë”, Guvernatori i BSH: Ja kur do të hyjë Shqipëria në zonën euro. Plani që kemi për kursin e këmbimit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka qenë i pranishëm në Komisionin për Çështjet Europiane. Ai foli ndër të tjera edhe për kursin e këmbimit. Sejko tha se Banka e Shqipërisë po ndjek një plan, për të rritur transaksionet në lekë, pasi kështu nxitet edhe ekonomia.

Duke folur për përdorimin e mundshëm të euros në Shqipëri, guvernatori Sejko deklaroi se edhe pasi Shqipëria të bëhet anëtare në vitin 2030, sërish vendi ynë nuk do të jetë pjesë e Eurozonës. Ai tha se duhen dhe disa vite të tjera, që Shqipëria të jetë pjesë e vendeve që përdorin euron.

Gent Sejko: Lidhur me kursin e këmbimit, ne kemi një plan. Gjerat janë tepër komplekse dhe zhvillimi në një drejtim ka anën pozitive, por edhe atë negative. Masat për rritjen e fluksit të transaksioneve në euro bien ndesh me luftën kundër teorizimit që ne kemi. Në duam të rrisim përdorimin e transaksioneve në lekë, në mënyrë që përdorimi i lekut të rrisë rolin e politikës monetare. Duam të rrisim përdorimin e lekut, për të nxitur ekonominë, për të rritur konsumin, investimin dhe kreditimin. Këto që po flasim sot, këto sisteme si SEPA, IPS euro dhe instant payment stimulojnë përdorimin e euros, ndërkohë që ne kemi një politikë tjetër.

Në një kohë të afërt shpresojmë, synimi është 2030 që ne të pranohemi në BE, por sigurisht që Shqipëria nuk do jetë në euro në 2030, kjo është e sigurt, sepse në lidhjen me standardin ekonomik do të duhen edhe disa vite  të tjera që ne të jemi gati për në eurozonë, sic ndodhi me Kroacinë që hyri në euro pas ishte anëtare e BE. Kur ne të hyjmë në euro, nuk do të kemi më politike monetare.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Të rrisim transaksionet në lekë”, Guvernatori i BSH: Ja kur do të hyjë Shqipëria në zonën euro. Plani që kemi për kursin e këmbimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook