Alibeaj: Sali Berisha është e vjetra, e ka ezauruar koha

Deputeti Enkelejd Alibeaj në studion e emisionit “Open” në News24 tha se po riciklohet në sytë e shqiptarëve 34 vjeçari i kaluar.

Alibeaj tha se nuk është penduar nga asnjë qëndrim i mbajtur që nga 9 shtatori, ditë kur u përjashtua nga PD, Sali Berisha, pas shpalljes “non grata” nga SHBA.
“Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet: nuk mund të kemi një ‘non grata’ në grupin parlamentar. E vjetra nuk mund të jetë një ofertë e re. Sali Berisha është e vjetra që e ka ezauruar koha, nuk mund të mbajë të mbyllur mbështetjen. Sali Berisha ka mbajtur të gjithë mbështetjen e Edi Ramës. Kryeministri kërkon të ketë përballë një formacion politik që drejtohet nga Sali Berisha, pasi e ka votën të sigurtë”, tha Alibeaj.

Ai tha se Rama do përballë një kundërshtar politik të vjetëruar, me një ‘non grata’ mbi supe, dhe me ca halle juridike.

“Edi Rama nuk ka në dorë drejtësinë, por ai ka në dorë që të bashkojë votat me Sali Berishën, dhe të nxjerrë nga qelia ata që dënohen nga GJKKO”, tha Alibeaj.

Arena e Lajmit

Alibeaj: Sali Berisha është e vjetra, e ka ezauruar koha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook