“Arsimi, prioritet absolut i qeverisë”/ Manastirliu: Pagat e mësuesve janë rritur me 40 %. Rezultatet e PISA-s? Reaguam menjëherë

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në parlament deklaroi se qeveria e ka arsimin prioritet absolut.

Manastirliu theksoi se pagat e mësuesve janë rritur me 40 përqind, teksa paga mesatare është sot 950 euro. Duke folur për rezultatet e PISA-s në arsim, Manastirliu deklaroi se qeveria reagoi menjëherë, pasi vërejti pikat e dobëta të raportit.

Ogerta Manastirliu: Nga 1 korriku kemi rritur pagat e mësuesve. Pagat e mësuesve u rritën me 40 përqind. Nga rritja e pagave kanë përfituar mësues dhe edukatorë. Paga mesatare e një mësuesi fillor me 15 vite eksperiencë është 95 mijë lekë të reja. Një mësues gjimnazi merr sot 98 mijë lekë të reja. Kemi ngushtuar hendekun mes pagave të mësuesve të ciklit të ulët dhe atij në arsimin e mesëm. Nga rritja e pagave pëfitojnë dhe oficerët e sigurisë, psikologët. Paga mesatare për oficerët e policisë në shkolla shkon në 81 mijë lekë të reja, ndërsa paga mesatare për punonjësit socialë e psikologë është 91 mijë lekë të rinj. Iu kemi dhënë mbështetje mësuesve në karrierën e tyre profesionale.

Do të ketë role të reja për mësuesit në shkolla. Arsimi është prioritet absolut i qeverisë. Ju e përmendët PISA-n dhe shqetësimi është dhe i ynë. Në Shqipëri ra një tërmet, por më tej ishte dhe tërmeti i fuqishëm, që bëri që shumë nxënës të mos merrnin mësimdhënien e duhur. Në PISA2022 ishin pikërisht këto vende të prekura nga tërmeti e pandemia. Në uljen e performancës ndikoi, përpos tërmetit, edhe pandemia. PISA është fotografim momental i situatës, ndikuar nga arsyet që thashë. Ne reaguam për pikat e dobëta në analizën e PISA-s.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Arsimi, prioritet absolut i qeverisë”/ Manastirliu: Pagat e mësuesve janë rritur me 40 %. Rezultatet e PISA-s? Reaguam menjëherë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook