Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto teksa ka zhvilluar bisedën e parë kokë më kokë me homologun britanik, kryeministrin Keir Starmer.
Të dy kryeministrat kanë zhvilluar një takim privat në një tryezë në parkun e pallatit Blenheim, aty ku kaloi një pjesë të jetës së tij edhe Winston Churchill.
Rama ndodhet në Britaninë e Madhe ditën e sotme në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku ka zhvilluar takime edhe me liderë të tjerë evropianë.
“Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill”, shkroi Rama.