Thiago Motta deklaron objektivat e parë si juventin: Dua një skuadër të lumtur dhe krenare, mund të hapim një cikël të ri fitues

Ka nisur zyrtarisht aventura e Thiago Mottës tek Juventus. Ditën e sotme ish tekniku i Bolognës ka zhvilluar edhe konferencën e parë zyrtare për shtyp, teksa nuk ngurroi të deklarojë edhe se si ai e dëshiron Juventusin e tij për sezonin e ri.

“Dua një skuadër të lumtur dhe krenare pas çdo ndeshje që do të zhvillojmë. Duhet të jemi gjithmonë të përgatitur, jemi një grup i madh. Jam i bindur se së bashku mund të hapim një cikël të ri”, deklaroi italo-braziliani.

Arena e Lajmit

Thiago Motta deklaron objektivat e parë si juventin: Dua një skuadër të lumtur dhe krenare, mund të hapim një cikël të ri fitues

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook