Vijon të jetë aktiv zjarri në vendin e quajtur Maja e Bakullimes, pjesë e territorit të Parkut Kombëtar Lurë-Mali i Dejes.
Mësohet se janë djegur mbi 10 ha kullotë dhe pyje halore. Teksa flakët vijojnë të jenë shumë aktive dhe të djegin çfarë iu del para, terreni i thepisur me shkëmbinj që herë pas here shkëputen, e bën të vështirë fikjen e zjarrit.
Në terren janë të angazhuar punonjës MZSH-se, punonjës të AdZM Dibër, punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë e Pyjeve të Bashkisë, punonjës të Njësisë Administrative Lure si dhe vullnetarë. Temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e zjarrit.
()