Akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 5 efektivë policie

Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 3 punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa për dy të tjerë u caktua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, me kërkesë të Prokurorisë.

Pesë efektivët Endri Hazizi, Aurel Tahiri, Xhevahir Stërmugu, Eraldi Koprencka dhe Nertil Xhemalaj, akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion dhe falsifikim kompjuterik. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe miratoi masat e sigurisë për pesë efektivët.

Sipas prokurorisë, 5 efektivët, në cilësinë e punonjësit e policisë të Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm, në disa raste këtë veprimtari të paligjshme e kanë kryer në këmbim të përfitimit monetar-korruptiv.

Ndërkohë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit personal, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndaj 5 punonjësve të policisë me detyrë “Trupë shërbimi” pranë Seksionit të Menaxhimit Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, të dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Fallsifikim kompjuterik”.

Njoftimi zyrtar

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kërkoi masa sigurie për pesë punonjës të policisë së shtetit për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 dhe 186/a të Kodit Penal.

Ky procedim është regjistruar mbi bazën e informacionit referues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Elbasan-Korçë.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të procedimin penal nr. 377/2024 për veprat penale që lidhen me natyrën e këtij procedimi, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u ërkua në gjykatë, marrja e masave të sigurimit personal ndaj personave nën hetim E.H, A.T, Xh.S, E.K dhe N.Xh., sepse ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto shtetas, në cilësinë e punonjësit e policisë të Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm, në disa raste këtë veprimtari të paligjshme e kanë kryer në këmbim të përfitimit monetar-korruptiv.

Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe caktoi masat e sigurimit për shtetasit me detyrë punonjës policie si më poshtë:

• Caktimin ndaj shtetasit nën hetim E.H, masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.

• Caktimin ndaj shtetasit A.T masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.

• Caktimin ndaj shtetasit Xh.S, masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.

• Caktimin ndaj shtetasit E.K, masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

• Caktimin ndaj shtetasit N.Xh, masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Në lidhje me këtë procedim, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan po vijojnë hetime në dinamikë për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbetet plotësisht e fokusuar në luftën kundër veprave penale që lidhen me detyrën e funksionarve publike që abuzojnë me detyrën.

Arena e Lajmit

Akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 5 efektivë policie

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook