Dhunimi i policëve në Vlorë, Balla: Nuk do tolerohet dhuna ndaj efektivëve. Prioritet i Policisë së Shtetit, mbrojtja e fëmijëve

Në Kuvendin e Shqipërisë, po mbahet mbledhja e Komisionit të Sigurisë, ku po diskutohet projektligji i ri për Policinë e Shtetit. Anëtarja e Komisionit, Monika Kryemadhi pyeti sesa të mbrojtur janë policët, duke përmendur rastin e dhunimit të disa efektivëve në Vlorë.

Ministri Balla u shpreh se ka dhënë porosi që në asnjë mënyrë të mos përdoret dhuna ndaj efektivëve. “Kushdo që ka pakënaqësi në raport me veprimet e Policisë së Shtetit, nuk duhet ta çojë nëpër mend që të dhunojë policët. Mund të bëjë kallëzim në Prokurori, por dhuna ndaj policisë nuk do të tolerohet”, tha Balla.

Monika Kryemadhin: Unë besoj se duhet të shikohet më tepër mundësia e mbrojtjes së efektivit.

Taulant Balla: Ligji do që të vendosë në qendër qytetarin. Policia e Shtetit ka prioritet mbrojtjen e fëmijëve. Duhet të mbrohen fëmijët e mitur të braktisur nga prindi apo kujdestari. Sa i përket rastit të dhunës ndaj efektivëve në Vlorë. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri, kur ka një gjobë, që qytetarët reagojnë dhunshëm ndaj efektivëve. Mos harroni se policia është e para që arrin në një ngjarje, se ndodh një aksident, bie zjarr apo ka ngjarje kriminale, është polici aty. Kam kërkuar të mos tolerohet dhuna ndaj policëve, e më keq akoma kur ka edhe humbje jete të policëve. Kodi Penal ka parashikuar të gjitha ngjarjet e dhunës. Çdo qytetar të bëjë kallëzim në Prokurori nëse mendon se ndaj teje është bërë gabim, por nuk mund të ngrihet dora mbi efektivët.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Dhunimi i policëve në Vlorë, Balla: Nuk do tolerohet dhuna ndaj efektivëve. Prioritet i Policisë së Shtetit, mbrojtja e fëmijëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook