Profesori shqiptar i drejtësisë në Britaninë e Madhe, Andi Hoxhaj, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës në News 24 komentoi Komitetin Politik Europian.
Hoxhaj tha se takimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama me atë britanik është pozitiv për Shqipërinë. Profesori përmendi edhe çështjet, të cilat janë diskutuar në Komitetin Politik Europian.
Profesori shqiptar i drejtësisë në Britaninë e Madhe, Andi Hoxhaj: Samiti ishte tepër interesant. U fol për Ukrainën, për t’u marrë masa për mbështetjen e Kievit. Ka pasur disa diskutime edhe për emigrantët, si dhe është folur për NATO-n. Qeveria e re britanike ka thënë se do t’i jepet fuqi të madhe policisë. Britania ka bërë marrëveshje me Italinë dhe Sllovakinë. Në Britani, emigracioni mbetet një problem shqetësues. Takimi i Ramës me kryeministrin britanik është pozitiv, pasi takimet tregojnë edhe raportin personal. Shqipëria do jetë e radhës që do të mbajë takimin e Komitetit Politik Europian. Qeveria e re do jetë e bazuar totalisht tek të drejtat e njeriut.
Qeveria britanike besoj do ketë qasje më pozitive me Shqipërinë dhe shqiptarët. Pjesë e diskutimit mund të jetë edhe ajo për shkuarjen më lehtë të shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Shqiptarët janë faktorë në Britaninë e Madhe, disa thonë se janë 140 mijë persona, janë shumë votues, nëse bashkohen bëhen faktorë. Edhe Britanisë së Madhe i intereson që të ketë raporte të mira me Shqipërinë, sepse ka komunitet të madh shqiptarësh këtu.
(Arena e Lajmit)