Mblidhet Komisioni Antikorrupsion/ Xhafaj: Do ketë nëngrupe për reformat. Kushi: Të shfrytëzojmë në maksimum potencialin që ofron AI

Është mbledhur këtë të premte Komisioni Antikorrupsion në Kuvendin e Shqipërisë, që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj. Xhafaj në fjalën e tij tha se do të ketë 3 nëngrupe për të garantuar reformat e duhura. Anëtarja e Komisionit Milva Ikonomi tha se është punuar fort për shtyllën e mirëqeverisjes.

Ndërsa, anëtarja Evis Kushi deklaroi se dixhitalizimi i shërbimeve është një prioritet absolut i qeverisë, me qëllim që shërbimet të merren më lehtë dhe të shmanget korrupsioni. Kushi tha po ashtu se do të shfrytëzohet maksimalisht potenciali i Inteligjencës Artificiale.

Fatmir Xhafaj: Ekspertët duhet të nisin punën për një draft, duke pasur debat e konsultim publik. Do ketë 3 nëngrupe për reformat, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.

Milva Ekonomi: Kemi punuar fort për shtyllën e mirëqeverisjes. Mirëqeverisja duhet të ndërtohet mbi reformën e administratën publike, llogaridhënia ndaj qytetarëve, ofrimi i shërbimeve online, si dhe transparenca e financave. Kemi nevojë të marrim opinione nga shoqëria civile, por edhe grupet e teknikëve. Duhet të kemi persona, që janë të përgatitur për të shërbyer në administratë. Administrata duhet të jetë e aftë që të mbikëqyrë tregun. Për shumë gjëra që kanë të bëjnë me pushtetin vendor, ne kemi nisur që të veprojmë. Rekomandimet duhet të plotësohen.

Evis Kushi: Unë desha të flas për dixhitalizimin e shërbimeve. Kemi ndërmarrë reforma për dixhitalizimin e shërbimeve në të gjithë sektorët. Qëllimi kryesor ka qenë lehtësimi i qytetarëve dhe bizneseve, duke ulur edhe korrupsionin. E-Albania është një revolucion sepse ka integruar të gjithë regjistrat e shtetit shqiptar në të gjithë sektorët. Ambicia jonë është dhe më tepër se kaq, që të shfrytëzojmë në maksimum potencialin që ka Inteligjenca Artificiale, që të modernizojmë shtetin shqiptar, që të ndihmojmë personat me aftësi ndryshe. Shqipëria në këtë rrugë është bashkë me zhvillimet në inovacion që po bëhen në të gjithë botën. Në vizionin 2030 duhet të kemi vizion më të qartë, si do çojmë përpara shërbimet, për të pasur sisteme të sigurta, si do çojmë përpara kërkimin shkencor, si do rrisim kapacitetet e administratës publike etj. Duhet të mbrojmë dhe të dhënat e qytetarëve. Besoj se duke mbledhur forcat të gjithë bashkë, do të bëjmë më të mirën.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Mblidhet Komisioni Antikorrupsion/ Xhafaj: Do ketë nëngrupe për reformat. Kushi: Të shfrytëzojmë në maksimum potencialin që ofron AI

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook