Njëri u kap me kokainë, një tjetër për përdhunim, 4 në pranga në Vlorë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin R. M., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin francez L. A., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka përdorur një kartëmonedhë të prerjes 100 dollarë, të falsifikuar, në një subjekt tregtar në lagjen nr. 4, Sarandë.

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit G. P., 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi M. S., se 42-vjeçari e ka kanosur, për motive të dobëta.

Komisariati i Policisë Himarë ndaloi shtetasin D. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në plazhin e quajtur “Maraç”, Himarë, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Po ky komisariat kapi shtetasin në kërkim D. Sh., 23 vjeç, banues në Divjakë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Fier.

Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin R. S., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Ali Demi”, ka aksidentuar shtetasen A. M., 47 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Njëri u kap me kokainë, një tjetër për përdhunim, 4 në pranga në Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook