Dorian Teliti, Këshilltar për Çështjet Ekonomike në PD, ka reaguar lidhur me raportin e fundit të DASH-it mbi Shqipërinë. Teliti shkruan se ky raport rrëzon propagandën qeveritare, sikundër evidenton shkaqet e frenimit të zhvillimit ekonomik të vendit.
“Korrupsion masiv, mungesë konkurrence në cdo hallkë dhe PPP klienteliste, kontrabandë dhe informalitet i përhapur dhe mbytës, trafiku drogës dhe pastrimi i parave, mungesa e sigurisë juridike, etj etj, kanë qenë dhe mbeten frenuesit kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit, sipërmarrjes dhe familjeve shqiptare”, shkruan Teliti.
Postimi nga Dorian Teliti
Propagandë e dalë boje!
📌Propaganda qeveritare mbi Shqipërinë që “lulëzon”, hidhet poshtë për të disatën herë edhe nga raporti i Departamentit të Shtetit mbi klimën e të bërit biznes në Shqipëri.
👉🆘Korrupsion masiv, mungesë konkurrence në cdo hallkë dhe PPP klienteliste, 🆘kontrabandë dhe informalitet i përhapur dhe mbytës, 🆘trafiku drogës dhe pastrimi i parave, 🆘mungesa e sigurisë juridike, etj etj, kanë qenë dhe mbeten frenuesit kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit, sipërmarrjes dhe familjeve shqiptare.
👉🆘Edhe më shqetësues është konstatimi se emigrimi i fuqisë punëtore në moshë të re dhe të kualifikuar po jep efektet e saj dukshëm negative.
🔷Ndaj sot më shumë se kurrë duhet ndryshim kursi, nevojitet ndryshimi politik.
🚨Nuk vjen zhvillimi me propagandë të rremë, por me vizion, politika dhe kurajo.
🔷Zgjedhjet e lira të organizuara nga një qeveri teknike janë e vetmja rrugë për ti dhënë Shqipërisë një shans për të ecur drejt zhvillimit dhe integrimit europian.