Rinovime të rëndësishme në shtëpinë e Dortmund. Klubi verdhezi ka njoftuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me portierin e dytë, Alexander Meyer. Meyer ka firmosur një marrëveshje, të vlefshme deri në vitin 2026.
“Ndihem shumë rehat në Dortmund, ndjej vlerësim të madh për përgjegjësit, stafin e trajnerëve, shokët e skuadrës, punonjësit dhe tifozët tanë. Për mua, nuk është çështja e vesh shpesh fanellën e BVB. Kjo është arsyeja pse jam i lumtur çdo ditë që jam pjesë e këtij klubi. Ne kemi qenë tashmë mjaft të suksesshëm në dy vitet e fundit, por mbetet qëllimi im i madh që të jem në gjendje të festoj një titull me familjen BVB në Borsigplatz në fund të sezonit” – tha ai.
(J.S/)