“Jam njeri që i ndrroj shpesh sepse…”, Arbër Çepani konfirmon ndarjen nga modelja e njohur

Moderatori i njohur Arbër Çepani së fundmi ka qënë në një lidhje dashurie me ish-missin Arnita Beqiraj. Por kohët e fundit është folur se çifi i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Ndonëse ata e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, në profilet e tyre nuk shihet asnjë foto e çiftit së bashku si dhe Arnita nuk u pa as tek festa e ditëlindjes së moderatorit.

I ftuar në një emision televiziv Arbri ka thënë që është njeri që i ndrron shpesh gjërat në përgjithsesi sepse i merziten.

Nga ky pohim moderatorja merr shkas dhe e pyet:

Më the pak më parë që ti mërzitesh shpejt, a ndodh kjo me njerzit, je mërzitur nga njerzit e vjetër?

Mes të qeshurash moderatori përgjigjet: “No koment” duke na shtuar akoma më shumë dyshimet se marrëdhënia e çiftit mund të ketë perfunduar.

Dyshja e publikoi lidhjen e tyre në 2021, Arbri zgjodhi ditën e lindjes së Arnitës për të zyrtarizuar lidhjen në rrjete sociale. Në një festë me miq të ngushtë, Arnita festoi ditëlindjen në jug të Shqipërisë dhe në biznesin që Arbri e menaxhon prej vitesh.

“Jam njeri që i ndrroj shpesh sepse…”, Arbër Çepani konfirmon ndarjen nga modelja e njohur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook