Dy ditë seancë plenare në fund të sesionit/ Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ende në fazë diskutimi në nivel politik

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e javës së fundit të këtij sesioni.

Kryetari Bledi Çuçi informoi deputetët për çështjet dhe projektligjet që do të diskutohen në seancën parlamentare, e cila do të shtrihet në dy ditë, të enjten e të premten për shkak të numrit të lartë të akteve.

Në rendin e ditës janë parashikuar gjithashtu dy interpelanca me ministrat Gonxhaj e Mete, raportet vjetore të disa institucioneve të pavarura, projektligjet “Për Policinë e Shtetit”; “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, si dhe disa akte të tjera.

Në vijim të mbledhjes Çuçi iu tha deputetëve se propozimet e Grupit të Dialogut për Reformën Zgjedhore janë ende në fazë diskutimi në nivel politik dhe nëse do të ketë dakordësi atëhere këto propozime do t’i paraqiten seancës ditën e premte.

Më tej pati diskutime për çështje të tjera komunitare të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.

Arena e Lajmit

Dy ditë seancë plenare në fund të sesionit/ Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ende në fazë diskutimi në nivel politik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook